Prek Kodra është personi që sipas mediave në Shqipëri bazuar në disa dokumente ka planifikuar vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Xhavit Halitit dhe Ismet Haxha.
Në një rrëfim të tij ka thënë se raportimet që ai kishte rolin e vrasësit në një atentat të planifikuar ndaj Kurtit, deputetit Xhavit Haliti dhe komandatit Ismet Haxha, kanë rënduar atë dhe familjen e tij.
Por shtetasi shqiptar, theksoi se e kanë pyetur në Doganë për disa persona, për të cilët pretendon se nuk ua kujton emrat, por mban mend një mbiemër, atë Kelmendi.
“Më kanë pyet gjatë ndejës në doganë, nuk e dijsha mirë kush janë, çfarë struktura. Më kanë pyetur për disa persona, që mua nuk më interesojnë kush janë, s’i mbaj mend personat as tash, Kelmendi, ku di unë, me emra, mbiemra. Unë në Kosovë njoh vetëm një familje, ku shkoj rregullisht. Me mbiemër Kelmendi, nuk më kujtohet emri. Për disa emra tjerë, që mua nuk më intereson, nuk më intereson emri i askujt, as nuk kisha punë me askënd”, tha ai.