Fetije Raka, nëna e dëshmores, Lumnije Raka që ishte njëra ndër vajzat e para që vullnetarisht u radhitën në UÇK, në rrethin e Kaçanikut, tha se është e lumtur dhe krenare për vajzën e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një rrëfimi, nëna e saj tha se pavarësisht kundërshtimeve nga ajo, vajza e saj ka shkuar me vullnet dhe me dëshirë për të luftuar.
“Unë gjithmonë e kam kundërshtuar, pasi kam rritur jetima dhe nuk e kam ditur atëherë që shkojnë vajzat në luftë. I kam thënë rri në shtëpinë tënde sepse ka djem sa të duash për të luftuar, por ashtu paska qenë e shkruar.
Unë si nënë nuk kam pas dëshirë që vajzat e mia të largohen, pasi jam frikësuar shumë. Nëse më kish pyet mua unë nuk e kisha leju. Megjithatë jam krenare gjithmonë me fëmijët e mi”, ka rrëfyer nëna e dëshmores në Klan Kosova./Gazeta Sinjali/