Ish luftëtari i Batalionit “Atlantiku”, Ramiz Halili ka rrëfyer për “Ëndrrën amerikane” të cilën e la dhe u kthye në Kosovë për t’iu bashkuar luftës së UÇK-së.
Rrëfimi i Halilit përfshinë të gjitha ngjarjet duke filluar prej nisjes për në Meksikë, nga Beogradi, tek arritja në Amerikë, e pastaj nisja për në luftën e Kosovës.
Ai ka treguar se si kishte filluar biznesin e tij në Amerikë dhe si e kishte marrë vendimin për të ardhur në luftën e Kosovës.
Halili ka thënë se jeta në Amerikë e ka bërë më të fortë dhe e ka bërë t’i shoh gjërat ndryshe.
“Ne mërgimtarët jemi më të zjarrtë për atdhe, ne jetojmë këtu, por ëndrrat i shohim atje”, thekson Halili.