image Rrëfimi emocionues i Cancelos pas humbjes së nënës së tij: Mendova të heq dorë sepse nuk kishte më kuptim

Futboll

Rrëfimi emocionues i Cancelos pas humbjes së nënës së tij: Mendova të heq dorë sepse nuk kishte më kuptim

news image

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo ka deklaruar se nëna e tij e ndjerë është frymëzimi pas gjithçkaje që ai bën.

Nëna e portugezit, Filomena Cancelo, vdiq në një aksident automobilistik nëntë vjet më parë, transmeton Sinjali Sport.

Pas katastrofës, 27-vjeçari thotë se pushoi së shijuari lojën dhe mendoi nëse do të vazhdonte apo jo të luante, por ai thotë se është dëshira e tij për ta bërë atë krenare ajo që e shtyn sot.

Cancelo tha për Champions Journal: “Personaliteti i saj është më i ngjashëm me timin. Vetëm unë e di se çfarë bëri ajo për mua; vështirësitë që kaluam të dy, bisedat që ajo kishte me mua kur nuk kishte para në shtëpi.

“Unë do t’i thoja që do të përpiqesha të bëja gjithçka për t’i dhënë një të ardhme më të mirë, në mënyrë që të mos kishte nevojë të punonte më.

“Dhe sot, edhe pse ajo është aty ku është, bëj gjithçka për ta bërë atë krenare për mua.

“Ajo ishte një person gazmor dhe edhe nëse ishte e lodhur gjithmonë kishte kohë për mua dhe vëllain tim. Sot gjithashtu përpiqem që familja ime të mos dëshirojë asgjë. Mundohem t’i jap vajzës dhe të dashurës time dashurinë që më ka dhënë.

“Kur humba nënën time, u ndjeva sikur isha në fund të një pusi. U ndjeva si një robot që duhej të bënte punën e tij, pastaj të shkonte në shtëpi, pastaj një ditë tjetër – ditë pas dite. Kur humba nënën time, nuk e shijova futbollin tim, po luaja sepse duhej. Me të vërtetë mendova të heq dorë sepse nuk kishte më kuptim.

“Dashuria ime për lojën filloi të kthehej gradualisht; buzëqeshja ime u kthye ngadalë. Kjo është ajo që është jeta. Sado të mëdha të jenë humbjet tona, ne duhet të vazhdojmë. Kam lexuar shumë gjëra për luftëtarët dhe disa gjëra me të vërtetë rezonojnë me mua.

“Do të doja shumë të mund të flisja me nënën time sepse gjithmonë diçka mungon. Edhe kur arrij diçka të rëndësishme, gjithmonë është kjo ndjenjë. Është sikur kam gjithmonë një zbrazëti në zemrën time sepse ajo nuk është fizikisht aty.

“Në Portugali shkoj gjithmonë në varreza për ta parë. Është si një detyrim që kam. Aty ndihem mirë, pranë saj. Edhe pse ajo nuk është fizikisht, ndihem mirë. Më pastron shpirtin, energjitë dhe më ndihmon të jetoj më i lumtur“, ka deklaruar portugezi.

Cancelo iu bashkua Cityt nga Juventusi në vitin 2019.

Ish-ylli i Benfica-s dhe Valencia-s ka marrë drejtimin si mbrojtësi i majtë i parë në skuadrën e Pep Guardiolës.

Ai ka luajtur 42 herë në të gjitha garat këtë sezon dhe ka shënuar një gol në Premier League dhe dy të tjerë në Champions League.

Ai e çoi numrin e asistimeve të tij për sezonin deri në nëntë kur dhuroi një top fantastik në Gabriel Jesus në barazimin 2-2 kundër Liverpool të dielën.

Këtë javë, ai do të kërkojë të vazhdojë karrierën e tij mbresëlënëse duke nderuar nënën e tij kur të përballet me Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

/GazetaSinjaliSport/