Një zhvillim i ri ka tronditur procesin gjyqësor për vdekjen e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Itali, pasi ish-i dashuri i saj ka pranuar përgjegjësinë për ngjarjen tragjike.
Gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, i riu ka ndryshuar qëndrimin e tij të mëparshëm dhe ka deklaruar se ishte ai që e kishte hedhur vajzën nga ballkoni i një pallati në Piacenza, më 25 tetor 2024.
“E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ka deklaruar ai para trupit gjykues, duke kërkuar falje edhe për vonesën në pranimin e së vërtetës.
Në shkallën e parë, i riu ishte dënuar me 17 vite burg nga Gjykata për të Mitur. Pas deklaratës së re, çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, e cila do të vendosë përfundimisht më 10 shtator.
Avokati i nënës së viktimës, Emilio Malaspina, ka thënë se pranimi i fajit përbën një hap të rëndësishëm në zbardhjen e rastit, por ka kërkuar që kjo të mos ndikojë në masën e dënimit.
Ngjarja e rëndë, e ndodhur në Piacenza, kishte shkaktuar reagime të mëdha në Itali dhe te komuniteti shqiptar, ndërsa procesi gjyqësor vazhdon për përcaktimin përfundimtar të përgjegjësisë penale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!