image Rrëfehet Pitt: S'bëj jetë aq interesante, besoj në Zot

Film

Hollywood/ Rrëfehet Pitt: S’bëj jetë aq interesante, besoj në Zot

news image

Aktori i njohur, Brad Pitt ka lënë të kuptohet së fundmi se të qenurit një njeri i suksesshëm në karrierë dhe i pasur, jo domosdoshmërisht nënkupton se ke një jetë interesante.

Në një intervistë për revistën “GQ”, Pitt është shprehur se jeta e tij nuk është aq dinamike sa rolet kinematografike, përcjell Gazeta Sinjali.

“Kuptova se po luaja shumë role interesante, por nuk isha duke bërë jetë aq interesante sa mendoja se mund të bëja”, ka thënë Brad.

55-vjeçari më i lakmuar në Hollywood, ka treguar tutje se është mjaft i lidhur me besimin në Zot. 

“Kam kaluar shumë gjëra. Jam i lidhur me besimin. Jam rritur me krishtërimin. E kam vënë gjithmonë në dyshim, por ka funksionuar përherë”.

“Një moment, kur hoqa dorë, e quajta veten agnostik. Provova disa gjëra spirituale, por nuk ndihesha mirë. Më pas e quajta veten time ateist, që të dukesha si rebel, por nuk isha në të vërtetë”, është shprehur Brad.

Ai nuk ka ngurruar të theksojë se koha kalon shpejt dhe se pikërisht për këtë arsye është mjaft e rëndësishme të kalosh momente sa më cilësore. /Gazeta Sinjali/