image Rrahmani: Nuk ka kuptim bojkotimi i seancave dhe mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Politikë

Rrahmani: Nuk ka kuptim bojkotimi i seancave dhe mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, deklaroi se pozita e opozita kanë më shumë tendencë për polarizim se sa kujdes ndaj vendit. Teksa kritikoi mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita, ai nuk u pajtua as me lëshimin e sallës plenare të bashkëpartiakëve të tij.

Rrahmani shtoi se nuk ka asnjë kuptim bojkotimi i seancave të thirrura nga opozita e as mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në seancë të jashtëzakonshme ku po debatohet për ngritjen e koeficientit të pagave, ai tha se duhet të rishikohet meqë shërbyesit po largohen nga institucionet publike.

Deputeti i shumicës parlamentare, Eman Rrahmani, tutje tha se është i papranueshëm bojkotimi i seancave.

Ai ka përkrahur kërkesën e opozitës për ngritjen e koeficientit të pagave, meqë tha se njerëzit kanë filluar të largohen nga institucionet publike./kp

/GazetaSinjali/