image Rrahman Jasharaj sot para Nagavcit e Muratit, diskutohet për grevën

Arsim

Rrahman Jasharaj sot para Nagavcit e Muratit, diskutohet për grevën

news image

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, edhe sot do të diskutojë për grevën në arsim.

Mbledhja e këtij komisioni pritet të nisë nga ora 11:00, raporton Gazeta Sinjali. 

Këtë herë, përballë kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj do të jetë Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Mbledhja e fundit dhe seanca që u mbajt sot për këtë temë është përcjellë me shumë përplasje e tensione.

/GazetaSinjali/