image Rrahje në strehimoren në Gjakovë, një vajzë sulmon fizikisht një të mitur tjetër

Siguri

Rrahje në strehimoren në Gjakovë, një vajzë sulmon fizikisht një të mitur tjetër

news image

Një incident ka ndodhur të enjten në Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë, ku është përfshirë një e mitur, që dyshohet për sulm. Rasti është denoncuar në Polici dhe tashmë është iniciuar rast, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, një vajzë e mitur që strehohet aty po dyshohet se e ka rrahur një të mitur tjetër brenda strehimores.

Motivet dhe rrethanat janë akoma të panjohura, ndërkohë që rasti është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.

“Dje për motive ende të pa panjohur, një e mitur ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër në strehimore për rastet e dhunës në Gjakovë.

Me vendim të prokurorit kompetent është iniciuar rast “sulm”, dhe lënda do të trajtohet në procedurë të rregullt.” – thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sinjali ka kontaktuar edhe drejtoreshën e strehimores, por e njëjta akoma ka thënë se është e zënë dhe akoma nuk ka kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/