Sot rreth orës 13:34 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje ku sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali një person është lënduar dhe është duke marrë tretman mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se policia ka marrë informata për një person të lënduar në këtë rrugë, por se ende është duke u hetuar rasti dhe nuk dihet si ka ndodhur ngjarja.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast./Gazeta Sinjali/