image Rrahje në Prishtinë, disa persona dërgohen në QKUK

Siguri

Rrahje në Prishtinë, disa persona dërgohen në QKUK

news image

Disa persona janë rrahur mes vete sot rreth orës 10:00, në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se dyshohet që disa nga të përfshirit në përleshje kanë marrë lëndime.

Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një rrahje të ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave ku disa nga dyshohet të kenë marrë lëndime. Të njëjtit janë transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. /GazetaSinjali/