image Rrahje në Pazarin e Ri në Bresje, dy persona ndalohen për 48 orë

Siguri

Rrahje në Pazarin e Ri në Bresje, dy persona ndalohen për 48 orë

news image

Një rrahje mes dy personave është raportuar në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku të dy të përfshirët kanë përfunduar në mbajtje, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 23 qershor, rreth orës 11:35, në rrugën “Agron Rrahmani”, te Pazari i Ri.

Burimet bëjnë të ditur se Policia ka pranuar informacion për një rrahje në progres dhe me të dalë në vendin e ngjarjes ka hasur dy personat e përfshirë në përleshje.

Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj L.T. është iniciuar rasti për veprën penale “Sulm”, ndërsa ndaj A.K. për “Lëndim i lehtë trupor”.

Me urdhër të Prokurorit, të dy janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në qendra të mbajtjes.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/