image Rrahje në një shkollë fillore në Lipjan: Një nxënës sulmon me grushte një 15-vjeçar, intervenon Policia

Siguri

Rrahje në një shkollë fillore në Lipjan: Një nxënës sulmon me grushte një 15-vjeçar, intervenon Policia

news image

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave apo edhe në afërsi të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së sotme në shkollën fillore “Ismail Luma” në Lipjan, ku për pasojë një nxënës ka pësuar lëndime trupore.

Siç mëson Sinjali, viktima është një 15-vjeçar, i cili është sulmuar me grushte nga një nxënës i kësaj shkolle për motive akoma të panjohura.

I mituri është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij.

Me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është hapur rasti për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/