Dibran Hoxhaj i njohur në publik si Kobra, është përfshirë mbrëmë në një përleshje në një nga klubet e natës në Prizren mbrëmë pas mesnate, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka paraqitur personi që dyshohet se u sulmua fizikisht nga Kobra tek i cili shiheshin lëndime që dyshohet se i ka marrë nga goditjet e 38-vjeçarit.
Sipas dëshmisë së viktimës i cili ishte në gjendje të dehur, gjithçka ka ndodhur në diskotekë dhe motivi që shtyu drejt përleshjes janë problemet e mëhershme mes tyre.
Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje për të kapur Kobrën, mirëpo i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Ani pse është në kërkim policor, Kobra është shfaqur në rrjetin social Instagram, ku përmes postimeve në storie, shihet se po vazhdon të shijojë jetën e natës.
Ndërkohë, me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do të merren posa të kapet i dyshuari.