image Rrahje në Burgun e Sigurisë së Lartë, i burgosuri e bën llom gardianin

Siguri

Rrahje në Burgun e Sigurisë së Lartë, i burgosuri e bën llom gardianin

news image

Një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë e ka sulmuar fizikisht një oficer korrektues, dje rreth orës 15:00, shkruan Gazeta Sinjali.

I burgosuri që po vuan dënimin në këtë burg i ka shkaktuar lëndime në fytyrë gardianit, për çka ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Në BSL i burgosuri ka sulmuar fizikisht Oficerin Korrektues.  Reagimi i Stafit të Sigurisë ka qen i shpejtë dhe menjëherë është marrë situata në kontroll. Ndaj të burgosurit është iniciuar rasti në Polici, ndërsa Oficeri Korrektues është dërguar në stacionar të institucionit për tretman mjekësorë”.

Ndaj të burgosurit, me vendim të prokurorit është hapur rasti “sulm ndaj personit zyrtar”. Kështu ka bërë të ditur edhe Policia në raportin për media.

 “Raportohet se një mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht një zyrtar, mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e Policisë.

/GazetaSinjali/