image Rrahje mes tifozëve në ndeshjen KB Sigal Prishtina dhe KB Ylli, 23-vjeçarit ia thyejnë nofullën

Basketboll

Rrahje mes tifozëve në ndeshjen KB Sigal Prishtina dhe KB Ylli, 23-vjeçarit ia thyejnë nofullën

news image

Në ndeshjen basketbollistike mes KB Sigal Prishtina dhe KB Ylli që u zhvillua sonte, ka ndodhur një incident mes tifozëve të dy ekipeve. Për pasojë, një tifoz 23-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, për çka ka marrë trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:05, kur tifozët e dy ekipeve shfrytëzuan kohën e pauzës mes dy pjesëve të ndeshjes dhe u rrahën keq.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ishte në sallën ku u mbajt loja, duke shtuar se tifozi që pësoi lëndime të rënda është nga Suhareka.

Sinjali mëson se i riu është dërguar menjëherë në Emergjencë për trajtim dhe sipas mjekëve, pas ekzaminimeve të realizuara, është konstatuar se ai ka pësuar lëndime të rënda që reflektohen me frakturë të nofullës dhe për pasojë edhe gjakderdhje të brendshme.

Tashmë është iniciuar rast në Polici si “lëndim i rëndë trupor” dhe hetimet do të vijojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet kur tifozët e ekipeve të ndryshme në Kosovë rrahen mes vete dhe në të shumtën e këtyre rasteve e pësojnë keq, madje edhe personat e pafajshëm.

/GazetaSinjali/