image Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës, 21-vjeçari e bën për spital 36-vjeçarin

Siguri

Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës, 21-vjeçari e bën për spital 36-vjeçarin

news image

Një ngatërresë mes të burgosurve ka përfunduar dje me përleshje fizike në Qendrën Korrektuese në Dubravë, mëson Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për dy të burgosur që janë përfshirë në rast, ku pas një fjalosje, njëri e kishte sulmuar fizikisht tjetrin, gjatë kohës së paraparë për shëtitje.

Gjithçka dyshohet se ndodhi kur i dyshuari, 21-vjeçar e kishte ndaluar viktimën 36-vjeçar, duke i thënë që t’ia lirojë rrugën dhe pasi ky i fundit kishte refuzuar, aty plasi sherri.

I burgosuri e kishte goditur të burgosurin tjetër me grushte në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Pasi Policia është njoftuar nga oficerët lidhur me rastin, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë deklaratat e dy palëve të përfshira në rast.

Ndryshe nga viktima, i dyshuari ka deklarua para hetuesve se i burgosuri tjetër e kishte sulmuar fillimisht derisa ai po priste në radhë për të telefonuar dhe si pasojë e sulmit, ai e kishte goditur në vetëmbrojtje.

Pas marrjes së deklaratave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruara që të nisin hetimet ndaj të dyshuarit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

/GazetaSinjali/