Një rrahje ka ndodhur sot në mes disa shoferëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” saktësisht afër hyrjes për në QKUK.
Në videon e publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes në Facebook tregohet se deri tek rrahja ka ardhur pasi mërgimtari nuk ia kishte lëshuar rrugën me veturën e tij, derisa shoferi me targa vendore ishte me urgjencë duke dërguar nënën e tij në QKUK.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por të njëjtit deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje./Gazeta Sinjali/