Dy persona në Vushtrri gjatë ditës së djeshme janë sulmuar nga dy persona të tjerë të cilët vazhdojnë të gjenden në arrati.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri prej personave është therur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore. Policia i ka kërkuar në shtëpitë e tyre të dyshuarit, por nuk i ka gjetur.
“Dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë kanë raportuar se ishin sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar të cilët si pasojë e sulmit kishin pësuar lëndime trupore, ku njëri prej tyre ishte goditur me ndonjë mjet të mprehtë që dyshohet të ketë qenë thikë. Njësitë relevante janë duke u marrë me rastin të dyshuarit janë kërkuar në shtëpitë e tyre, por nuk janë takuar. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.