Një rrahje mes disa personave është raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku njëri prej të përfshirëve ka pësuar lëndime të lehta trupore, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 24 qershor, rreth orës 20:30, në hapësirat e aeroportit.
Burimet bëjnë të ditur se deri te përleshja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje mes personave të përfshirë.
Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me vendim të të cilit pesë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!