Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në pjesën e njohur si te “Kafet e Rakisë” në kryeqytet, ku disa persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, një konflikt verbal dyshohet se ka eskaluar në sulm dhe për pasojë ka plasur sherri mes disa të rinjve.
Rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.
Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka dërguar edhe pamjet nga ngjarja që dyshohet se ka ndodh rreth 30 minuta më parë.
Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.