image Rrahje masive në Prizren/ Njëri nga të dyshuarit kërcënon me armë zjarri, prangosen dy persona

Siguri

Rrahje masive në Prizren/ Njëri nga të dyshuarit kërcënon me armë zjarri, prangosen dy persona

news image

Mbrëmë rreth orës 18:20 në lagjen Arbana në Prizren, saktësisht në afërsi të pompës së derivateve ‘Shell’, disa persona janë përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë rrahjes, njëri nga të dyshuarit ka nxjerrë edhe një armë zjarri, me të cilën ka kërcënuar personat me të cilët ishte konfrontuar.

Falë denoncimit, intervenimi i Policisë ka qenë shumë i shpejtë, me ç’rast kanë arritur që t’i arrestojnë në vendin e ngjarjes personat e dyshuar. Ndërkohë është konfiskuar edhe arma e zjarrit e cila dyshohet që u përdor në rast.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit i cili ka kanosur viktimat me armë zjarri është iniciuar rasti për veprat ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ai dhe një i dyshuar tjetër që u përfshi në rrahje, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/