Tre nxënës të komunitetit serbë në Graçanicë, dyshohet se kanë sulmuar dy nxënës të tjerë të komunitetit rom.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin në raportin 24-orësh, duke thënë se dy nxënësit e komunitetit rom kanë marrë ndihmë mjekësore.
“Tre të dyshuar meshkuj K-Serbë, pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj K-Rom. Të dyshuarit dhe viktimat janë nxënës të njëjtës shkollë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje dhe tjetri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tretë është në kërkim policor”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/