image Rrahje masive me thika e ‘stupc’ mes të rinjve në Drenas: 9 persona të përfshirë,  tre dërgohen në QKUK

Siguri

Rrahje masive me thika e ‘stupc’ mes të rinjve në Drenas: 9 persona të përfshirë,  tre dërgohen në QKUK

news image

Një përleshje brutale mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, ku janë përfshirë 9 të rinj. Mosmarrëveshja mes tyre kishte nisur fillimisht në një kafiteri (bilardo), që eskaloi më pas në rrugë, ku dyshohet se u përdorën edhe mjete të forta, raporton Gazeta Sinjali. 

Sipas informacioneve të para, rasti ndodhi pas një konflikti verbal, që i shtyri të miturit të dalin nga lokali, duke u rrahur më pas me grushte, më ç’rast janë përdorur edhe thika dhe shkop bejsbolli.

Për pasojë, katër persona kanë marrë lëndime dhe fillimisht janë trajtuar në Drenas e më pas janë transferuar në QKUK. 

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ku është konfiskuar thika që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe tre persona janë shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është nxjerrë aktvendim për ndalim, njëri për 24 orë për shkak se është i mitur dhe dy të tjerë për 48 orë, nën dyshimet për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

/GazetaSinjali/