image Rrahje masive me shqelma dhe karrige në një lokal në Gjilan

Kosovë

Rrahje masive me shqelma dhe karrige në një lokal në Gjilan

news image

Me grushte, shqelma dhe karrige ka përfunduar një konflikt mes dy grupesh të rinjsh në një lokal në Gjilan, raporton Sinjali.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur para pak kohësh, ndërsa nuk është raportuar më herët për të lënduar nga kjo rrahje masive.

Nga video që kanë incizuar të pranishmit në lokal, shihet se në këtë përleshje janë përdorur mjete të forta.

Nuk dihet saktë koha se kur ka ndodhur kjo rrahje, por disa llogari në Facebook, fillimisht e kanë publikuar këtë video ndërsa më pas e kanë larguar atë.

Policia e Kosovës në raportin e 24 orëve të fundit nuk ka raportuar për ndonjë rrahje masive, siç ka ndodhur kjo në Gjilan./Sinjali/