image Rrahje e përgjakshme në Prishtinë, një person goditet me mjete të forta nga tre të dyshuar

Siguri

Rrahje e përgjakshme në Prishtinë, një person goditet me mjete të forta nga tre të dyshuar

news image

Një rrahje te rruga “Mon Balaj” në Prishtinë është përshkallëzuar në një konflikt të përgjakshëm, pasi një person është goditur me mjete të forta. Gazeta Sinjali ka mësuar se si ndodhi ngjarja dhe ju sjellë detaje.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia ka marrë informacionin lidhur me këtë rrahje dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aty, sipas burimeve të Sinjalit, zyrtarët policorë kanë hasur viktimën, i cili ka qenë i gjakosur, si pasojë e sulmit.

Tre persona dyshohet se e kanë sulmuar viktimën me mjete të forta e grushte, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Madje, siç mëson Sinjali, njëri nga të dyshuarit, ka poseduar edhe një armë zjarri, të cilën e ka mbajtur në brez, gjatë kohës kur e ka sulmuar viktimën.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se për shkak të goditjeve që ka pësuar, i lënduari është dërguar në spital për trajtim mjekësor, derisa të dyshuarit nuk janë gjetur përreth vendit të ngjarjes.

Deri më tani, hetuesit ende s’e kanë identifikuar njërin nga të dyshuarit, që ishte i përfshirë në rast, teksa i dyshuari tjetër është ftuar për t’u paraqitur në stacion policor.  

Për t’u hetuar rrethanat e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “lëndim i rëndë trupor” dhe “armëmbajtje pa leje”.

/GazetaSinjali/