Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Sinjali.
Mbrëmë rreth orë 03:00 të mëngjesit ka ndodhur një rrahje brutale në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dy grupe u përfshinë në një rrahje që motivet ende nuk dihen.
Siç merr vesh Sinjali, thuhet se bëhet fjalë për grupin e reperit, Noizy i cili u përfshi me disa persona të tjerë në këtë rrahje.
Sipas burimeve të Sinjalit dy persona dyshohet se janë sulmuar nga reperi shqiptar dhe 7 burra të tjerë – me boks hekuri.
Viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por deri në këto çaste nuk ka ndonjë informacion zyrtare për rastin.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga kjo ngjarje.
/GazetaSinjali/