Një përleshje brutale ka ndodhur sonte në fshatin Halabak të Podujevës, ku janë përfshirë disa persona, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakënaqësive lidhur me ndërrimin e imamit, të xhamisë së fshatit.
Po ashtu Sinjali ka siguruar edhe pamjet e rënda të njërit prej viktimave të rastit, i cili ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e përleshjes.
Sipas burimeve, palët e përfshira tashmë janë arrestuar dhe ndodhen në stacion policor, ku po intervistohen nga hetuesit lidhur me rastin.
Sinjali do të iu mbajë të informuar.