image Rrahja me thika në Podujevë: Një 18-vjeçar theret në qafë, mollë sherri xhelozia

Siguri

Rrahja me thika në Podujevë: Një 18-vjeçar theret në qafë, mollë sherri xhelozia

news image

Një përleshje mes të rinjve ka ndodhur mbrëmë në një lokal në rrugën “19 Qershori” të Podujevës, që eskaloi në përdorimin e thikës, ku si pasojë një 18-vjeçar është lënduar në qafë, raporton Gazeta Sinjali.  

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se në rrahje janë përfshirë katër persona, në mesin e të cilëve edhe i riu që u ther me thikë, derisa njëri prej të dyshuarve ende nuk është identifikuar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje të momentit, por e cila daton që pothuajse një vit, për shkak të xhelozisë që kanë palët mes vete.

18-vjeçari që u lëndua, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë, e më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Sinjali mëson se Policia tashmë ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi rasti, që do të ndihmojnë si provë materiale, teksa me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

/GazetaSinjali/