Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se sot në orët e hershme është sulmuar punëtori i sigurimit fizik të Spitalit rajonal të Gjakovës.
Lidhur me këtë rast, Policia e Rajonit të Gjakovës ka dhënë detaje. Sipas Policisë, tre persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht sigurimin, duke e goditur me grushte dhe nga qafa ia kanë marrë një qafore ari në vlerë prej 1 mijë e 800 euro, si dhe ia kanë thyer telefonin iPhone 11.
“Me pas tre persona te panjohur kishte shkuar ne spital për ta vizituar personin qe kishte kërkuar tretman mjekësor. Tek porta hyrëse e spitalit personat e panjohur ishin ndaluar nga sigurimi i spitalit, dhe të njejtit e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë prej 1800 euro, si dhe ia kishin thyer telefonin Iphone 11, dhe me pas ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore.”