image Rrahja e dy asamblistëve të Vetëvendosjes në Podujevë, Bulliqi nuk përgjigjet

Siguri

Rrahja e dy asamblistëve të Vetëvendosjes në Podujevë, Bulliqi nuk përgjigjet

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një përleshje mes dy asamblistëve në Komunën e Podujevës, të cilët dyshohet se janë kapur me njëri-tjetrin për motive ende të panjohura. Bëhet fjalë për dy asamblistët e Vetëvendosjes Artrit Muqiqi dhe Ragip Fetahu.

Për të mbledhur më shumë informacione në lidhje me rastin, komandanti i stacionit policor në Podujevë, Njazi Jashari tha për Sinjalin se tashmë ndodhet në komunë dhe ende nuk dihet saktësisht çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë, kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi siç duket ka vendosur të hesht, pasi nuk po përgjigjet në telefonatat e Sinjalit, për të shpjeguar sherrin që ka plasur.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/