image Rrahja brutale e ish-shefit të Prokurimit Nexhat Krasniqi, ende s’janë identifikuar të dyshuarit

Drejtësi

Rrahja brutale e ish-shefit të Prokurimit Nexhat Krasniqi, ende s’janë identifikuar të dyshuarit

news image

Të premten pas mesnatës persona të maskuar kanë sulmuar brutalisht me mjet të prehtë ish-shefin e Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasniqin, duke dalë nga një lokal në Brezovicë. Ai ka pësuar lëndime të rënda për çka mori trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Ferizajt.

Në lidhje me këtë rast ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar e as nuk dihet motivi që i ka shtyrë ata ta sulmojnë Krasniqin. Kështu deklaroi kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari në një prononcim për Sinjalin.

“Hetimet po vazhdojnë, nuk ka personat të dyshuar të identifikuar për momentin në lidhje me rastin. As motivi i rrahjes nuk dihet, diçka konkrete nuk ka. Rastin është duke e hetuar njësia rajonale e Ferizajt dhe është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, tha Jashari.

/GazetaSinjali/