image Rrahet një grua te koncerti ‘Muaji i Mërgatës’ në Drenas, i dyshuari kryesor arratiset

Siguri

Rrahet një grua te koncerti ‘Muaji i Mërgatës’ në Drenas, i dyshuari kryesor arratiset

news image

Disa ditë pasi nisi koncerti ‘Muaji i Mërgatës’ i organizuar në Drenas, ka ndodhur një konflikt që eskaloi në rrahje. Për motive akoma të panjohura, një grua është sulmuar nga dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, viktima është një 34-vjeçare, e cila përfundoi në spital si pasojë e lëndimeve që pësoi nga goditja e të dyshuarve.

Bazuar në informacionet e para, të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe njëri prej tyre më pas është arratisur në drejtim të panjohura.

Si rezultat i denoncimit nga ana e viktimës, i dyshuari tjetër është kapur dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Të njëjtat burime thonë se Policia e ka kërkuar të dyshuarin, por i njëjti akoma nuk është hasur.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

/GazetaSinjali/