image Rrahën punëtorin e Stacionit të Autobusëve në Suharekë, Gjykata merr vendim për ta

Drejtësi

Rrahën punëtorin e Stacionit të Autobusëve në Suharekë, Gjykata merr vendim për ta

news image

Gjykata në Suharekë ka kamrrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurve J.F.M., dhe M.E., për shkak se dyshohet që kanë kryer veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulmi”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, më 15 maj, në orët e pasdites tek stacioni i autobusëve në Suharekë, pas një fjalosje paraprake që kishin me shoferin e autobusit të një kompanie transportuese, për të mos lejuar nisjen e tij, ishin shtrirë në rrugë.

“Me ç ’rast kishin ndërhyrë personeli i sigurimit të stacionit për t’i larguar ata, për çka edhe ka ardhur deri të një përleshje ku të pandehurit i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit – personel i sigurimit, kurse në të njëjtën kohë të pandehurit sulmojnë edhe një të dëmtuar tjetër – punëtor i sigurimit të stacionit duke e sulmuar të njëjtin”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/