Është arrestuar një person në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht rojën e sigurimit në QKUK, njofton Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, roje i sigurimit në QKUK. Viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK, për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/