image Rozeta Hajdari paralajmëron masa shtesë për çmimet

Politikë

Rozeta Hajdari paralajmëron masa shtesë për çmimet

news image

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke monitoruar situatën e çmimeve të produkteve esenciale, ku do të ketë vendosje edhe të disa masave shtesë.

Në temën për rritjen e çmimeve, ajo ka pohuar se çmimet e naftës janë më të larta se sa ato që janë importuar, duke thënë se “kemi spekulantë të ndryshëm në tregun tonë. Ne do të sigurojmë që të kemi sa më shumë konkurrencë të shëndoshë dhe treg të shëndoshë. Dhe aq më shumë nafta për shembull është importuar 1 litër për 1,52 centë dhe është shitur 1,84 centë, prandaj qeveria duhet të veprojë“.

Hajdari shtoi se mos përshtatja e çmimeve të naftës e sjell mundësinë ligjore që qeveria të veprojë me aktin e vetëm nënligjor. Ajo theksoi se janë duke analizuar situatën e çmimeve për çdo produkt esencial.

Ministrja Hajdari tha se kanë punuar në formalizimin e naftës, meqë siç tha ajo që ka pasur edhe shumë raste të ryshfetit.

“Kam gjetur 700 pika të pa formalizuara të karburanteve, të shitësve me pakicë të naftës. Prej 700 pikave ishin vetëm 200 pika të regjistruara dhe 500 tjera të paregjistruara. Pse? Sepse kishte munguar Ligji i Naftës. Kishte munguar formalizimi i nevojshëm për këto pika të karburanteve dhe aq më shumë, sipas Ligjit për Lejet dhe Licencat nuk ishte aplikuar si duhet për t’i faturuar për regjistrim këto pika të karburanteve të naftës. Vetëm 50 euro janë faturuar 3000 euro, dhe aq më shumë janë faturuar 3000 euro të tjera në xhepa”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/