Mbrëmë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier tha se është i shqetësuar për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës karshi serbëve të Kosovës, raporton Sinjali.
Përmes një postimi në ‘X’ ai tha se autoritetet e Kosovës po nxisin tensione ndëretnike të panevojshme.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, u tha në deklaratën e Hovenier.
Ndërkaq, sot kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, reagimin e mbrëmshëm të ambasadorit amerika në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e quajti si “të pabalancuar”.
“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador ShBA-së në Kosovës”, ka shkruar ai në “X”.