Cristiano Ronaldo doli i frustruar nga fusha në ndeshjen mes Serbisë dhe Portugalisë, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.
Portugezi megjithatë kishte arsye për një gjë të tillë, pasi iu mohua një goli i rregullt në minutën e fundit të ndeshjes, që do i sillte tre pikë shumë të rëndësishme kombëtares së tij.
Për faktin se në kualifikimet e Botërorit nuk është teknologjia e VAR-it e as jo e golit, gjyqtari vendosi t’i besonte intuitës së tij duke pretenduar se topi nuk e kaloi vijën.
Mirëpo, imazhet pas ndeshjes treguan qartë që topi ishte futur brenda vijës.
Cristiano Ronaldo’s shot was in but there is no goal-line technology from r/soccer