image Ronaldo synon historinë, vetëm 24 gola larg shifrës së 1000 golave në karrierë

Futboll

Ronaldo synon historinë, vetëm 24 gola larg shifrës së 1000 golave në karrierë

news image

Cristiano Ronaldo ka impresionuar botën me arritjet e tij të deritashme, duke thyer një numër të madh rekordesh në karrierën e tij të gjatë.

Në moshën 41-vjeçare, ylli portugez vazhdon të synojë edhe një objektiv të madh, arritjen e shifrës së 1000 golave në karrierë.

Sipas raportimeve të “AS”, Ronaldo është shumë pranë këtij rekordi historik dhe i duhen edhe pak gola për ta arritur.

“Ai është vetëm 24 gola larg të bëhet futbollisti i parë që arrin shifrën e 1000 golave zyrtarë në karrierë. Pele e arriti këtë sukses para tij, por disa nga golat e brazilianit nuk njihen zyrtarisht”, shkruan gazeta spanjolle “AS”.

Ronaldo ka realizuar tre gola deri më tani në Kupën e Botës 2026, ndërsa në total numëron 976 gola në karrierën e tij profesionale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/