image Ronaldo rikthehet në 11-she të Man UTD-së, ja përbërjet ndaj Brentfordit

Futboll

Ronaldo rikthehet në 11-she të Man UTD-së, ja përbërjet ndaj Brentfordit

news image

Manchester United viziton Brentfordin në ndeshjen që u shty javë më parë, shkruan Sinjali Sport.

Djajtë e Kuq janë mysafirë të skuadrës nga Londra në stadiumin “Brentford Community”, që nis nga ora 21:00.

Manchester udhëton pas një barazimi dhe një humbje në ligë, kurse vendasit kanë dy disfata rresht.

United me 32 pikë gjendet në vendin e shtatë, kurse Brentford në të 14-in.

Formacionet janë publikuar, e ku nga fillimi rikthehet në 11-she startuese edhe Cristiano Ronaldo që mungoi lojën e fundit.

/Gazeta Sinjali Sporti/