image Ronaldo reagon pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës: Nuk ka kuptim, sapo ishe martuar

Futboll

Ronaldo reagon pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës: Nuk ka kuptim, sapo ishe martuar

news image

Ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, ka reaguar me një mesazh të ngrohtë dhe emocional pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës dhe vëllait të tij, André, duke shprehur trishtimin e thellë dhe solidaritetin e tij me familjen e futbollistit portugez.

Në një postim në rrjetet sociale, Ronaldo ka shkruar:

“Nuk ka kuptim. Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe u uroj të kenë gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Të gjithëve do të na mungoni.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/