image Ronaldo: Rangnickut i duhet kohë, besoj që do bëjë punë të mirë

Futboll

Ronaldo: Rangnickut i duhet kohë, besoj që do bëjë punë të mirë

news image

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka treguar se ka besim të plotë të trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick.

Portugezi vazhdon të jetë titullar nën urdhrat e Rangnick, derisa mungoi në takimin e fundit shkaku i një lëndimi muskulor.

Në një intervistë të veçantë për “Sky Sports”, Ronaldo tregoi që ka besim të plotë te Rangnick dhe që i duhet kohë për të vendosur idetë.

“Ai (Rangnick) arriti këtu para pesë javëve. Ai ndryshoi shumë gjëra, por i duhet kohë që të vendos idetë te lojtarët dhe në fushë gjithashtu. Besoj që do të bëjë punë të mirë”.

“E dimë që nuk kemi lujtur futbollin më të mirë të mundshëm siç duhet, por ka shumë ndeshje që të përmirësohemi. Që kur Rangnick arriti mendoj se në disa pika jemi më të mirë se në të kaluarën, i duhet kohë”.

/Gazeta Sinjali Sporti/