image Ronaldo i lumtur me fitoren ndaj Tottenhamit, ky është Manchesteri i vërtetë sipas tij

Futboll

Ronaldo i lumtur me fitoren ndaj Tottenhamit, ky është Manchesteri i vërtetë sipas tij

news image

Manchester United ka arritur t’u rikthehet fitoreve pas humbjes së thellë në javën e kaluar 0-5 ndaj Liverpoolit.

‘Djajtë e Kuq’ e mposhtën Tottenhamin në udhëtim me rezultat 0-3.

Golin e parë në këtë takim e realizoi, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo realizoi gol të bukur me një volley goditje në minutën e 39-të të takimit.

Portugezi kontriboi edhe në golin e dytë të ekipit të tij pasi asistoi në golin e shënuar nga Cavani në minutën e 64-të të takimit.

Epilogun final e dha Rashford i cili shënoi në minutën e 87-të të takimit.

Pas kësaj fitore ka reaguar Ronaldo në Twitter.

“Ky është Manchester United”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Twitter.

/Gazeta Sinjali Sporti/