image Ronaldo falënderon Cavanin që ia lejojë të marr numrin 7

Futboll

Ronaldo falënderon Cavanin që ia lejojë të marr numrin 7

news image

Ylli Cristiano Ronaldo ka rimarrë numrin 7 te Manchester United.

Portugezi  u rikthye te gjiganti anglez, ku nënshkroi kontratë dyvjeçare,

Mirëpo, numrin 7 te Manchester United e kishte Edinson Cavani që vendosi t’ia dhurojë pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Ronaldo në fakt është befasuar nga ky gjest, ngase nuk ishte në dijeni që uruguaiani do ia dhuronte.

“Nuk isha i sigurt nëse do ishte e mundur të kisha numrin shtatë sërish, pra dua të falënderojë shumë Edin për këtë gjest të pabesueshëm”, tha ai për faqen zyrtare te Man United.

Sidoqoftë, Cavani do ta vesh fanellën me numër 21 te djajtë e kuq, numër që e mban edhe te kombëtarja e Uruguait. /Gazeta Sinjali Sporti/