image Ronaldinho flet për herë të parë për periudhën e kaluar në burg

Futboll

Futboll/ Ronaldinho flet për herë të parë për periudhën e kaluar në burg

news image

Legjenda e futbollit, Ronaldinho ka folur për herë të parë për periudhën që kaloi në burgun e Paraguait.

40 vjeçari për mometin po mbahet në një hotel në Paraguai, ku po vuan burgun shtëpiak, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për ‘ABC Color’ ka thënë se gjëja e parë që do të bëjë kur do të dal nga burgu përfundimisht, do ta përqafoj nënën e tij.

“Ne ishim totalisht të shtangur kur kuptuam se dokumentet nuk janë të rregullta. Nga ai moment synimi ynë ka qenë të bashkëpunojmë me gjykatat për të qartësuar gjërat.”

“Unë kam besim. Gjithmonë lutem që gjërat të rregullohen, dhe nëse Zoti do kjo do të përfundojë kjo së shpejti. Më goditi rëndë kur kuptova se do të shkoja në burg. Kurrë nuk kam menduar se do të jem në situatë të tillë. Gjithë jetën jam munduar të arrijë profesionalisht nivelin më të lartë dhe të sjell lumturi te njerëzit me futbollin tim.”

Judge in Paraguay orders football icon Ronaldinho to stay in prison

“Gjëja e parë që do të bëj është t’i jap një përqafim të madh nënës. Ajo ka përjetuar kohë të vështirë që nga fillimi i krizës së koronavirusit. Pas kësaj do të absorboj ndikimin që kjo situatë ka pasur dhe do të vazhdoj me besim e forcë”, është shprehur Ronaldinho.

Legjenda braziliane së bashku me vëllain e tij u kapën nga Forcat e Rendit në Paraguaj me dokumenta falso. /Gazeta Sinjali/