image Roma zbulon programin e tifozëve të klubit në "Air Albania", nuk lejohet futja e çantave më të mëdha se një fletë A4

Futboll

Roma zbulon programin e tifozëve të klubit në “Air Albania”, nuk lejohet futja e çantave më të mëdha se një fletë A4

news image

Roma dhe Feyenoordi do të zhvillojnë finalen e Ligës së Konferencës, të mërkurën në “Air Albania” në Tiranë.

Ky është turneu më i ri i inaugruar nga UEFA dhe Tirana do të ketë fatin për të mirëpritur këtë trofe prestigjioz.

Klubi italian Roma nëpërmes faqes së tyre zyrtare ka publikuar programin e ndeshjes, ku ka dhënë disa informacione për tifozë.

Më poshtë i gjeni udhëzimet e klubit drejtuar tifozëve:

  • Hapja e portave është planifikuar për në orën 18:00
  • Hyrja në stadium për të gjithë tifozët e Giallorossi ofrohet në hyrjen numër 1.
  • Në këtë fazë do të jetë e detyrueshme aktivizimi i lidhjes bluetooth në smartphone tuaj për të lejuar aktivizimin e rregullt të kodit. Në rastin e biletave të shumta në të njëjtën pajisje, qasja për të gjithë pjesëmarrësit duhet të bëhet në të njëjtën kohë.
  • Nuk do të lejohet futja e çantave më të mëdha se një fletë A4, në rastin e bagazheve më të mëdha se madhësia e lejuar, do të jetë e mundur të lihet çanta në magazinën e bagazheve që ndodhet në perimetrin jashtë stadiumit.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.

/GazetaSinjaliSport/