image Roma interesohet për shërbimet e sulmuesit të Manchester United

Futboll

Roma interesohet për shërbimet e sulmuesit të Manchester United

news image

Klubi italian Roma është duke kërkuar një sulmues të klasit të lartë dhe një nuhatës të vërtetë goli.

Jose Mourinho ka shprehur dëshirën e tij tek drejtuesit se emri i preferuar është ai i Edison Cavanit.

Uruguaiani nuk ka më vend në formacionin titullar që pas ardhjes së Cristiano Ronaldos dhe është duke e menduar largimin.

Problem është paga e lartë e lojtarit, por duke parë se e ardhmja e tij në Angli nuk është më si një opsion, Cavani mendohet se do të ishte dakord për një ulje page. /Gazeta Sinjali Sporti/