image Roma hap bisedimet me Manchester Unitedin për Smalling

Futboll

Sport/ Roma hap bisedimet me Manchester Unitedin për Smalling

news image

Futbollisti i njohur anglez Chris Smalling mund të bëhet lojtar i përhershëm i skuadrës së Romës.

Mediat e huaja raportojnë se klubi italian i ka hapur bisedimet me skuadrën e Manchester Unitedit për ta blerë anglezin, i cili sivjet aty është në formë huazimi.

Smalling ka impresionuar në Itali që prej huazimit, por që marrëveshja paraprake nuk përfshin opsionin e blerjes, andaj ata tani duhet të negociojnë për një marrëveshje të re që përfshinë nënshkrimin e një kontrate me të./Gazeta Sinjali/