image Roma e jep lajmin lidhur me gjendjen shëndetësore të Evan Ndickas

Futboll

Roma e jep lajmin lidhur me gjendjen shëndetësore të Evan Ndickas

news image

AS Roma ka dhënë një përditësim për gjendjen shëndetësore të Evan Ndickas, pas kolapsit të tij në ndeshjen e së dielës ndaj Udineses.

Qendërmbrojtësi ngjalli frikë dhe shqetësim në minutën e 72-të të ndeshjes, kur ai ra në tokë dhe u largua me barelë nga fusha.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku testet fillestare konfirmuan se ai nuk kishte pësuar sulm në zemër.

Ndicka u mbajt në spital gjatë natës për analiza dhe vëzhgime të mëtejshme.

Klubi i Romës ka dhënë një njoftim lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, duke konfirmuar se 24-vjeçari është liruar nga spitali dhe se nuk kishte asnjë problem kardiak.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë tani do t’i nënshtrohet testeve shtesë te klubi romak.

Kujtojmë se minutat e mbetur nga sfida mes Udineses e Romës do të zhvillohen një ditë tjetër, që ka mbetur për t’u konfirmuar. Rezultati deri te momenti i rastit ishte 1:1.

/GazetaSinjali/