image Rohde: Siç ka thënë Scholz vetëm kandidatët që e njohin njëri-tjetrin mund të hyjnë në BE

Politikë

Rohde: Siç ka thënë Scholz vetëm kandidatët që e njohin njëri-tjetrin mund të hyjnë në BE

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë postimin e Shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, lidhur me takimet e ndara që ajo zhvilloi dje me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Rohde e ka vënë theksin tek deklarata e Kallas ku tha se e vetmja rrugë drejt anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

Ambasadori gjerman ka thënë se këtë e kishte thënë saktësisht edhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë një vizitë në rajon në vitin 2022, duke rikujtuar deklaratën e tij se vetëm kandidatët që e njohin njëri-tjetrin mund të hyjnë në BE.

“Pikërisht. Sikurse Kancelari Olaf Scholz e kishte thënë tashmë në 2022 gjatë vizitës së tij në rajon: Vetëm kandidatët që e njohin njëri-tjetrën, mund të anëtarësohen në BE”, ka shkruar Scholz.

/GazetaSinjali/